E morën pikërisht për këtë. Nedim Bajrami u kujtoi tifozëve të Sasuolos se ai ka ardhur në skuadrën e tyre për të qenë protagonist, dhe pas një periudhe përshtatjeje duket se po ndihet shumë mirë. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë heroi i të vetëve në Serinë A, pasi shënoi golin e fitores 3-2 ndaj Kremonezes, me emocionet tepër të forta sepse triumfi u arrit vetëm në minutën e 2-të shtesë. Lehtësimi ishte i madh në stadiumin “Mapei”, dhe pjesa e mbetur e sezonit mund të jetë më komode. Vlerësimet mediatike për 23-vjeçarin kuqezi ishin mjaft të larta.
“Eurosporti” i vendos notën 7 me komentin se shënoi një gol vendimtar, mjaft të bukur në koordinim, meriton shprehejn “të lumtë”! “La Gazeta delo Sport” i je vlerësimin 6.5 duke theksuar se Bajrami ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në këtë ndeshje. E shquara “Mediaset” nuk ia kursen komplimentet Bajramit, duke i dhënë notën 7, si njeriun që zgjidhi një ndeshje të vështirë! Notë 7 për mesfushorin kuqezi edhe nga “tutomerkatoueb” që thekson se ai u kthye si në kohët e arta në Serinë A, duke qenë vendimtar!
Bajrami pati një sezon të kaluar shumë të mirë me Empolin, duke shënuar disa gola të ngjashëm me atë që siguroi fitoren kundër Kremonezes për Sasuolon. Nuk harrohen rrjetat sidomos ndaj Milanit kampion, dhe me të drejtë pritet që mesfushori 23-vjeçar i kombëtares shqiptare të jetë një lojtar i spikatur për një nga ekipet më simpatikë të Serisë A.
Sfidanti.al