Tifozët e Man. Junajtidit: Në Liverpul paskemi qenë 12-10 në fushë!

Ishte një moment që erdhi krejt natyrshëm, por nuk ishte momenti për ta bërë. Sulmuesi holandez i Mançester Junajtidit, Vut Veghorst, i tërboi tifozët e ekipit të tij, pasi në momentin e kalimit në tunelin e stadiumit “Anfild” preku me dorë në shenjë respekti dhe nderimi simbolin e stampuar mbi portën hyrëse. Simboli i famshëm lexon “Ky është Anfildi” (This is Anfield), dhe Veghorsi ka qenë tifoz i Liverpulit që fëmijë. Përkrahësit e Mançester Junajtidit u zemëruan shumë nga ky moment i sulmuesit të tyre duke thënë se “ne paskemi qenë në fushë 12-10 që në fillim”.

Sfidanti.al