Golden Stejt bie si një tsunami mbi Sharlotën në ndeshjen e zhvilluar në Oracle Arena duke lënë pas krahëve disfatën me Minesotën për të qenë sërish i vetëm në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. skuadra kaliforniane fitoi ndaj Hornets 137-90, një rezultat ky që flet vetë për mënyrën sesi shkoi kjo ndeshje që duket se nuk pati histori. Kampionët e NBA ishin dominues në parket nga fillimi deri në fundin e sfidës. Stiven Kërri dhe Klej Tompson që njihen ndryshe edhe si ‘Splash Brothers’ i kryen mjaft mirë detyrat e tyre teksa së bashku shënuan 49 pikë, ndërkohë që Durant e mbylli sfidën me 11 pikë. Për Golden State spikati edhe Kuin Buk me 21 pikë të shënuara, ndërkohë që për sharlotën është rritur rreziku e mos kualifikimit për në fazën e playoffit.
San Antonio tashmë e ka siguruar kualifikimin matematikor në fazën e playoffit, gjë që e arrin për të 22 vit radhazi. megjithatë në ndeshjen e radhës u detyrua të dorëzohej përballë Sakramento Kings në shtëpinë e tij 106-113. Kalifornianët ngushëllohen me faktin se këtë sezon ata kanë qenë një mallkim ër skuadrën teksane teksa gjatë këtij sezoni e kabnë mundur në të treja ndeshjet e zhvilluara deri tani.
sfidanti.al