Çmimi i Madh i Bahreinit në Formula 1 rezultoi i hidhur për Ferrarin që dështoi gjatë garës të së dielës edhe pse shkëlqeu në provat e lira dhe ato zyrtare. Fitorja në pistën e Shakirit i takoi Mercedesit dhe Ljuis Hamilton, por si piloti ashtu edhe Toto Volf pranuan se patën fat në arritjen e këtij suksesi
‘Lëklerk meritoi të fitonte garën, ishte fantastik-tha Hamilton-gara ishte e vështirë, por ne nuk gabuam dhe shfrytëzuam rastet që na u dhanë. Dueli me Fettel ishte shumë i bukur dhe argëtues. Frynte shumë erë në kthesën 4 dhe ndonjëherë e merrja atë gjerë. Ishim me fat dhe shfrytëzuam situatat’.
Drejtuesi i Mercedes, Toto Volf nuk la shumë vend për interpretim në deklaratën e tij përsa i përket fitores së skuderisë gjermane
‘Kishim shumë fat-tha Volf-Zoti i garave pa nga ne sot. Strategjia funksionoi mirë, Hamilton ushtroi presion mbi Fetelin, por e vërteta është se Lëklerk ishte më i shpejti. Por garat janë të tilla. U treguam konservativë me gomat dhe përpara se të shfaqej problemi, ne ishim shumë larg Leklerkut’.
sfidanti.al