Boston Seltik nuk po mundet ta ndalë askush në Konferencën e Lindjes në kampionatin e NBA. Skuadra nga Masaçusets regjistroi fitoren e 12 radhazi pasi mposhti Toronton 95-94. Në parket nuk ishte Kajri Irving për arsye dëmtimi, por Bostoni mesa duket nuk e ndjeu shumë mungesën e tij pasi rolin e liderit në këtë ndeshje vendosi ta marrë Al Horford që shënoi 21 pikë, ndërkohë që ra në sy edhe Xhejlen Braun me 18.
Hjuston është kthyer në një makth për cdo kundërshtar që i del përpara. Këtë radhë skuadra teksane i dha një leksion të mirë Indiana pejsërs të cilën e mposhti 118-95 në një ndeshje ku Xhejms harden shënoi 26 pikë e rrëmbeu 15 topa në tabelë. Por baskëtbollisti që shënoi më shumë pikë ishte ai i Indianës, Viktor Oladipo me 28 pikë por që nuk i shërbyen shume Pejsërs.
Pol Xhorxh shkëlqen sërish për Oklahoma Sitin teksa e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me Dallas Maveriks 112-99 ku Xhorxh shënoi 37 pikë rrëmbeu 8 topa në tabelë e dha 6 pasime. Për Oklahomën kjo ishte fitorja e 6 sezonale, ndërsa për Dallasin statistikat janë ‘për të qarë hallin’ me skuadrën teksane që ka 12 humbje në 14 ndeshje të luajtura.
sfidanti.al