Mbas humbjes 1-0 që “azurët” pësuan, në Stokholm, nga Suedia në ndeshjen e parë play off të Kipës së Botës 2018, përfaqësuesja e Italisë është gjendur në një pozitë që nuk është për t’u pasur zili. Italia, katër herë kampione e botës, ka marrë pjesë në të gjithë Kupat e Botës që prej 60 vitesh. Hera e fundit, kur ajo dështoi që të kualifikohej për në turneun ndërplanetar, ka qenë në vitin 1958 dhe, për rastësi, ai kampionat botëror, atëkohë, gjithashtu, kishte lidhje me Suedinë, pasi ai u zhvillua, pikërisht, në këtë vend skandinav.
Nësë Italia nuk do të fitojë me ndonjë rezultat të volitshëm në ndeshjen e kthimit dhe nuk do të arrijë që të kualifikohet për në Kupën e Botës Rusi 2018, kjo gjë do të shënojë edhe fundin e karrierës kohëgjatë në përfaqësuesen italiane të portierit legjendar, Xhanluixhi Bufon, që ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë Kupë Bote do të ishte si një kurrorë në karrierën e tij të gjatë.
Sfidanti.al