Nadal harron tenisin, flet si qytetar: Duhen votime të reja në Spanjë

Rafael Nadal njihet si kampion i madh në sport, por duket se është i tillë edhe si qytetar. i impenjuar në “Rolan Garos”, 31-vjeçari nuk ka ngurruar të shprehë shqetësimin për gjendjen politike në vendin e tij, Spanjë. “Do të më pëlqente që të shkoja të votoja, – u shpreh fituesi i 16 turneve Grand Slem, pasi ra qeveria konservatore e kryeministrit Marian Rahoi, – me gjithë këto gjëra që kanë ndodhur, që nuk janë pak, qytetarit normalisht i pëlqen të votojë sërish”.

Pas rënies së Rahoit, kryeministër i bë socialisti Pedro Sançez, por Nadali mendon se nuk duhet vazhduar kështu. “Askush që qeveris tani nuk mund të thotë se përfaqëson vullnetin e atyre që votuan herën e fundit, – vazhdoi ai, – kanë ndodhur shumë pakte, dhe kjo nuk na bën të jemi të qetë. Nuk besoj se kështu ndihem vetëm unë, por besoj se është një mendim i përgjithshëm”.

Nadal është i shqetësuar për imazhin e Spanjës. “Kur ndodhin kaq shumë gjëra, shumë ndryshime, shumë probleme, Katalonja, ndërrimi i qeverisë, besimi që gëzon vendi ynë në botë, besoj se nuk është në momentin më të mirë”, – përfundoi tenisti. Nadal është nga Ishjt Balneare në Mesdhe, ishuj me shumicë popullsie katalanase, dhe vetë Nadal është folës i gjuhës katalanase, ndonëse beson se është më mirë që Katalonja të jetë bashkë me Spanjën.

Sfidanti.al