Mark Markez vendos diktatin e tij edhe në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Botërorin e MotoGP. piloti spanjoll fitoi pole position me një kohë rekord teksa e pushtoi pistën e Silverstone me 1 minutë 58 sekonda e 168 të mijtat duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve të tij që t’i kubndërpërgjigjen.
Ai që ishte disi më pranë kampionit të botës në fuqi në këto prova zyrtare ishte pikërisjht Valentino rosi me Jamaha me italianin që u rendit në vendin e dytë me 428 të mijtat më shumë se Markez. 9 herë kampionit të botës i mungonte pozicionimi në vijën e parë të startit të garës që nga Cmimi i Madh i Austin në SHBA. Plotëson rreshtin e parë të nisjes piloti i Dukati Pramak, xhek Miller që shënoi kohën e tretë më të mirë duke lënë pas Kuartararo në të katërtin dhe Rins në të pestin.
Përsa i përket Andrea Doviciozos, piloti i Dukatit zyrtar u detyrua që këtë radhë të kënaqej me vendin e shtatë në këto prova kualifikuese pas spanjollit të Jamahës, Maverik Vinjales.
sfidanti.al