Irani, shpërthen Stramacioni: Treguan mungesë respekti për mua

Aventura e Andrea Stramacionit në pankinën e Estegal në Iran nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e drejtuar prej tij u mund në ndeshjen e parë nga Gostaresh 1-0 në sfidën e Persian Gulf Cup, pas një goli të shënuar në minutën e 95. por për Stramacionin problemi nuk ishte vetëm fati i keq dhe mungesa e lojtarëve cilësorë, italiani është ndjerë viktimë e një bojkoti të vërtetë

Stramacioni në fakt u desh të përballojë sfidën e parë pa ndihmën e një përkthyesi, dicka që ia bëri të pamundur komunikimin me futbollistët e tij duke qenë se askush prej tyre nuk e flet gjuhën angleze

‘Nuk e di nëse ky vendim është marrë nga klubi apo Federata-shfryu mllefin e tij Stramacioni në konferencën për shtyp-por sidoqoftë, është një mungesë respekti kundrejt profesionalizmit tim dhe kundrejt një trajneri të huaj në Iran’

Konferenca për shtyp e trajnerit italian ka bërë tashmë xhiron e botës në internet duke kujtuar shpërthimet e Trapatonit të Bajerni apo të Malezanit te Panathinaikos.

‘dy muaj plot probleme, por unë nuk do të dorëzohem-tha Stramacioni-por ajo cfarë ndodhi është mungesë totale respekti sepse nëse vini në Itali dhe ju heqin përkthyesin, bëhet fjalë për një saboazh. Por unë do të qëndroj këtu dhe do të luftoj dhe e dini për kë? Për tifozët, sepse tifozët e Estegalit janë fantastikë’.

Pas kësaj Stramacioni u largua nga konferenca për shtyp, ndërsa përkthyesi që në këtë rast ishte i pranishëm mbeti në vendin e tij dhe bëri përkthimin për gazetarët

sfidanti.al