MotoGP, Mark Markez bën ligjin edhe në Çeki, fitorja e 50 në Klasin Mbretëror

Mark Markez bën ligjin edhe në Cmimin e Madh të Cekisë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll dominoi ndalesën e radhës në këtë kampionat në pistën e Brnos duke regjistruar fitoren e 6 sezonale dhe të 50 në Klasin Mbretëror ne botërorin e motociklizmit duke u bërë i 4 pilot në histori që arrin këtë shifër.

As kushtet jo të mira të motit nuk e ndalën kampionin e botës në fuqi nga fitorja e radhës. Gara në të vërtetë nisi me 40 minuta vonesë pasi pista u mbyt nga uji për shkak të reshjeve që ranë pak para fundit të garës së Moto2. Komisarët e garës vendosën të prisnin deri në tharjen e plotë të pistët për të evituar aksidentet e mundshme për t’i dhënë më pas startin garës.

Pas kësaj historitë që u treguan janë të pakta. markez mori menjëherë kryesimin e kësaj gare duke e administruar atë pa asnjë problem duke kaluar i pari vijën e finishit. Andrea Doviciozo ishte ai që u përpoq pak më shumë të mbante ritmin e 7 herë kampionit të botës, por në fund edhe ai u dorëzua duke u kënaqur me vendin e dytë, ndërkohë që në të tretin u pozicionua Xhek Miller me Ducati Pramac.

Kur kanë ,mbetur edhe 9 gara nga fundi i Botërorit të MotoGP, Mark Markez e sheh veten t’i afrohet akoma më shumë titullit të 8 botëror pasi e ka cuar diferencën me Doviciozon në 63 pikë.

sfidanti.al