Mexhik Xhonsoni “voton”: Majkëll Xhordan mbetet numri 1 i historisë!

Debati nuk do të përfundojë kurrë, por gjithsesi kur jepet një mendim autoritar, gjithnjë ka shumë peshë. i tillë edhe opinioni i Mexhik Xhonsonit, ish-yllit të madh të Lejkërsave, që “voton” në zgjedhjen mes Majkëll Xhordanit dhe Lebron Xhejmsit. Lojtari i jashtëzakonshëm i skuadrës nga Kalifornia, e bën të qartë mendimin e tij pa lënë asnjë mëdyshje.

“Makëll Xhordan mbetet edhe sot e kësaj dite, më i miri basketbollist i të gjitha kohëve, – u shpreh Mexhiku, – natyrisht, nuk dua t’i heq asnjë meritë Lebron Xhejmsit, sepse ai është një gjigand i basketbollit, një nga më të mëdhenjtë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Ndoshta, Lebroni mund të quhet lojtari më i kompletuar i historisë, por nëse do të duhet të zgjedh, më i madhi i historisë mbetet Majkëll Xhordani. Gjithsesi, Lebroni ende është aktiv, dhe mund ta arrijë Xhordanin”. Vetë Xhordani nuk ka dashur të hyjë në këtë diskutim, ndërsa e ka vlerësuar Lebronin si “gjenial”.

Sfidanti.al