Është një ish-yll dhe një ish-drejtues i Lejkërsave, pra sot duhet ta mbrojë superyllin e sotëm edhe për shkak të fanelës që vesh. Lebron Xhejms është gjithashtu një basketbollist i Lejkërsave, dhe Mexhik Xhonsoni do të donte që ai të fitonte titullin për t’i dhënë më shumë lavdi klubit nga Kalifornia. Gjithsesi, Mexhiku veçon diçka në lavdërimet që bën për Xhejmsin. “Ai përballon prej vitesh një presion që nuk e ka pasur as Majkëll Xhordani, – shprehet ai, – as unë nuk e kam pasur, as Lerri Bërdi. E ka pasur vetëm Karim Abdul-Xhabari”. Mexhik Xhonsoni shpjegon se Lebroni, ashtu si Xhabari, ka luftuar gjatë gjithë jetës nën presionin se duhet të fitojë titullin. Kjo ndodh që nga viti 2003, ndërsa për Xhordanin kjo u krijua pak më vonë, jo që në fillim të karrierës. “Nuk është e lehtë të luash nën këtë presion, – vazhdon Mexhiku, – por, nëse fiton titullin e katërt, kritikët do ta vlerësojnë më shumë”.
Sfidanti.al