Mercedesi provon dyshen Hamilton-Fetel, si dyshet e mëdha dikur!

Kjo do të thotë t’i hedhësh benzinë zjarrit, por në epokën e biznesit dhe të reklamës, nuk ka më mirë. Një skuadër e Formula 1 me dy pilotët më të shquar krah për krah, që së bashku bëjnë 10 tituj kampion, gati 500 gara, rreth 140 fitore, gati 150 pole positione, dhe me rrogën e përbashkët 90 milionë USD. Të tillë do të ishin Ljuis Hamilton e Sebastian Fetel tek Mercedesi, ndërsa shefi Toto Volf nuk është aspak kundër.

Kjo të kujton dyshen legjendare Airton Sena-Alen Prost që pati Meklareni në fund të viteve 80-të, dhe që ishin të jashtëzakonshëm, që sollën konkurrencë mahnitëse e deri për vdekje, dhe që fituan 15 nga 16 gara në njërin nga botërorët. Kush e harron edhe duelin mes Ljuis Hamiltonit e Fernando Alonsos, sërish tek Meklareni, nga sherri të cilëve fitoi Kimi Raikonen, me titullin e fundit të Ferrarit në 2007.

Sfidanti.al