Jelena Dokiç, ish-bukuroshen e tenisit babai nuk e fal që u lidh me kroat!

Edhe sot e kësaj dite ka fanatizma të tilla, që dikur në Shqipëri edhe kanë ekzistuar, ndonëse jo aq shumë sa gjetkë. Gazeta kroate “Jutarnji List” shkruan për ish-yllin e tenisit të femrave, Jelena Dokiç, e lindur nga një baba serb e nënë kroate, dhe që është e lidhur me një kroat, dhe kjo ka bërë që i ati i saj “ta bëjë lanet”. Dokiç, sot 37-vjeçare, ka shkruar me kohë sesi babai e dhunonte, diçka vërtet e tmerrshme, ndërsa Damir Dokiç është edhe fanatik.

Ai u trondit shumë kur mori vesh se e bija ishte lidhur me një kroat dhe një katolik, ndërsa ai e mbante për të madhe veten si serb dhe ortodoks. Siç thotë Jelena, “më mirë të isha lidhur me ndonjë terrorist”. Ish-numri 4 në botën e tenisit ka 16 vjet në krah të partnerit, Tino Bikiç, me të cilin dëshiron të ketë edhe fëmijë. Një nga problemet më të mëdha të saj, përveç stresit mendor (që desh e çoi në vetëvrasje), ishte edhe mbipesha. Pasi la tenisin, nga trupi i përsosur nuk mbeti gjë dhe ajo arriti 120 kg. Me vullnet, dhe ndihmë, humbi 53 kg në 18 muaj, dhe “Jutarnji Listi” boton fotografitë e verës së kaluar kur Jelena ishte në Kroaci, dhe ajo duket shumë elegante.

Sfidanti.al