Makina Meklaren MP4/8-6 me te cilen Airton Sena fitoi Çmimin e Madh te Montekarlos ne vitin1993, ka nje pronar te ri qe eshte as me shume e as me pak por vete Berni Ekleston
Ish pronari i Formula 1 e bleu kete makine historike ne nje ankand per rreth 4.2 milione Euro. Nuk behet fjale per nje rekord se ai mbahet nga makina Ferrari F2001 e Mikael Shumakerit qe u shit ne ankandin e Nju Jorkut per 7.5 milione Euro.
Eklestone me Meklarenin e Senes e pasuron koleksionin e tij ku ben pjese edhe motori Ford HB dhe kambioja. Nderkaq ne ankand u shit edhe makina Toleman Hart TG184 e perdorur per duelin me Prost ne 1984, po ne Garen e Montekarlos, per vleren e 1.6 milione Eurove.
Sfidanti.al