Përse kanë rëndësi ndeshjet e raundit të fundit të Premier Ligës?

Raundi i fundit i Premier Ligës angleze nuk do të sjellë ndonjë eksitim të madh rreth luftës për titull dhe mbijetesës, por, sidoqoftë, klubet kanë se përse të luftojnë. Në fund të sezonit, klubet anglezë do të duhet të ndajnë mes tyre një bonus prej 420 milionë sterlinash, ndërkohë që shumat që do të përfitojnë këta klube, do të varen nga klasifikimi përfundimtar.

Kështu, Mançester Siti, si kampion, do të fitojë 40 milionë sterlina, Mançester Junajtidi i vendit të dytë – 38 milionë dhe çdo klub vijues në tabelë do të marrë nga dy milionë sterlina më pak. Pozita të sigurta në tabelë ka edhe Arsenali që do të arkëtojë, duke qenë në vendin e 6-të – 30 milionë sterlina, dhe Barnli i vendit të 7-të – 28 milionë sterlina. Klubet e tjerë të kësaj lige do të luftojnë që të sigurojnë më shumë para, kështu që në raundin e fundit do të luhen ndeshje, nga rezultati i të cilave ndonjë klub do të mund të përfitojë edhe ndonjë milion sterlina më shumë.

Sfidanti.al