Kroatët mburren: Edhe ne jemi në finalen e madhe të Championsit!

Serbët po mburren mbas zgjedhjes së gjyqtarit të tyre, Milorad Mazhiç, që të gjykojë ndeshjen finale të Champions-it mes Realit të Madridit dhe Liverpulit (26 maj, Kiev), por edhe kroatët nuk mbeten mbrapa, duke thënë se edhe ata do të përfaqësohen në Ligën e Kampioneve, në fakt, në atë për femra që do të luhet, më 24 maj, po në Kiev.

Gjyqtarja Sanja Rogjak-Karshiç dhe ajo angleze, Sijan Mejsi, do të jenë ndihmëse të gjyqtares kryesore, Jana Admakova nga Çekia. Gjyqtarja e lartpëmendur kroate është 34 vjeçe dhe, tanimë, ajo ka abritruar disa ndeshje të rëndësishme, përfshi ate finale në Evropianin e kaluar të femrave në Enshede mes Holandës dhe Danimarkës.

Sfidanti.al