Konor Mekgregor thuhet se ka qenë i varfër, ndërsa tani është milioner. Kampioni i arteve të përziera marciale shfaq pikërisht ato dobësi që ka njeriu kur kalon nga gjendja e parë në të dytën. Irlandezi i fortë, me dy breza të artë botërorë, postoi një foto origjinale në Instagram, në prani të një shoku të tij kampion. Në foto, Mekgregor përdor një tufë stërlinash në formë telefoni celular dhe spjegimi i tij është “Alo, ju lutem jam duke kërkuar konkurrencë sepse për momentin nuk kam”. Eh, Konor, ndoshta të falet, pasi ndodhesh në qiellin e shtatë, ndërsa ditët e vështira edhe mund të vijnë. Gjithsesi, për momentin ai është krejtësisht i lumtur me famën, ndërsa ka kërkuar të jetë aksioner i kampionatit të MMA-së, UFC.