Medvedev i jep fund serisë së pathyeshmërisë së Gjokoviçit!

Tenisti serb, që vazhdon të jetë numri 1 i botës, u mund për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar dhe pësoi disfatën e parë në 2023. Novak Gjokoviç nuk kaloi dot pengesën e quajtur Danil Medvedev, me tenistin rus që triumfoi në gjysmëfinalen e Dubait me rezultat jo edhe aq të thellë, por bindës: 2-0 me sete (6-4, 6-4). Gjokoviç kishte 20 fitore radhazi, përfshi edhe finalen e Australian Openit që e lejoi të barazonte Rafael Nadalin me 22 tituj Grand Slem si rekordmenë të të gjitha kohëve. Për rusin Medvedev kjo ishte fitorja e 13-të radhazi, seria e dytë më e gjatë në karrierë. Medvedevi e kishte mundur Nolen në finalen US Openit në 2021, por kishte humbur 4 ndeshjet e tjera më pas.

Sfidanti.al