Trajneri i ekipit përfaqësues të tenisit të Serbisë në Kupën Dejvis, Bogdan Obradoviç, konsideron se shkaku i rezultateve të dobta të Xhokoviç, në gjysmën e dytë të këtij sezoni, është se asi serb ka humbur disa kilogramë, kështu që ai ka humbur nëkohësisht forcë dhe energji në lojën e tij. “Kam konstatuar se kohët e fundit, Nole ka rënë fizikisht.
Mendoj se kjo ka ndodhur, sepse ai ka humbur disa kilogranë. Megjithatë, ne nuk mund t’i bëjmë vërejtje atij, pse po luan dobët këto kohët e fundit. Ai, sipas meje, është tenisti më i mirë në historinë e tenisit dhe jam i sigurt se sezonin e ardhshëm, ai do të kthehet edhe më i fortë”, vuri në dukje Obradoviçi, që më tej iu referua edhe ndeshjes finale në turneun “Master” të Londrës, të cilin ai thotë se Edi Marrej e fitoi me meritë, por se sidoqoftë, në një masë të madhe, atë e ndihmoi edhe vetë Xhokoviçi që luajti mjaft nën mundësitë e tij.