Mbyllet Kampionati i 87-të Kombëtar i Atletikës

Atletika shqiptare mbylli me sukses Kampionatin e 87-të Kombëtar për të rritur. Franko Burraj dhe Luiza Gega u shpallën sportistët më të mirë të aktivitetit.

Për 2 ditë me radhë në qytetin e Elbasanit u mbajt Kampionati Kombëtar i Atletikës, me një pjesëmarrje shumë të mirë nga 12 skuadra të vendit.

Franko Burraj vendosi rekordin kombëtar në 200m, me kohën 21.03 dhe grumbulloi në total 1081 pikë, duke u shpallur edhe sportisti më i miri i aktivitetit për djem. Në 3000m me pengesa, Luiza Gega regjistroi një tjetër rezultat të shkëlqyer me kohën 9.51.71 dhe grumbulloi në total 1115 pikë, duke u shpallur sportistja më e mirë e aktivitetit.

Ndër rezultatet e tjera veçohen vendi i parë në 100m për Leandro Çardakun me kohën 10:80, si edhe Paula Shyle në 100m femra, me kohën 11:95.

Për Presidentin e Federatës Izmir Smajlaj ky aktivitet tregoi përkushtimin e lartë të sportistëve dhe rezultatet gjithnjë në rritje në disa disiplina.


sfidanti.al