Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen nuk ka të ngopur duke fituar edhe Çmimin e Madh në Las Vegas, në garën e parafundit të Botërorit të Formulës 1. Eventi, ishte një shfaqe e madhe për mënyrën si rodhën ngjarjet. Kampioni në fuqi nisi garën me një penalizim prej 5 sekondash pasi nxorri jasht piste Leclerc. Ky episod nuk pengoi Max-in “e çmendur” që të kalonte i pari vijën e finishit. Shfaqje dhuruan edhe Leclerc së bashku me Perez. Piloti monegask arriti që të renditej i dyti e Ferrarin e tij pasi kaloi më kthesën e fundit meksikanin e Red Bull. Beteja mes të dyve do të mbahet mend gjatë në një circuit, i cili ishte i veçantë.
Top 10
- Max Verstappen (Red Bull)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Sergio Perez (Red Bull)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- George Russell (Mercedes)
- Fernando Alonso (Aston martin)
- Oscar Piastri (Mclaren)