Natyrisht, kampioni i botës në Formula 1 e ka treguar në të kaluarën se nuk e ka problem të niset edhe nga vendet e fundit, dhe ka arritur të fitojë. Gjithsesi, në Çmimin e Madh të Singaporit është ndryshe pasi Maks Verstapen këtë herë doli në vendin e 8-të në provat zyrtare duke mos qenë i ndëshkuar për ndonjë shkelje. Në vend të parë, Sharl Lëklerku i Ferrarit, ai që ishte parashikuar si rival i tij për titull, por që nuk doli dot i tillë. Ky ishte vendi i 9-të i parë në prova për qytetarin nga Principata e Montekarlos. Në vend të dytë Perez i Red Bullit dhe i treti Ljuis Hamilton. Mister se çfarë ndodhi me Red Bullin e Verstapenit, ndërsa skuadra austriake ka qenë nën akuza dhe sulme këto kohë.
Sfidanti.al