Legjenda Tom Bredi jep lamtumirën nga sporti, por përplaset me tifozët!

Edhe një personalitet i jashtëzakonshëm si ai mund të gabojë, apo mund të bjerë në telashe. Edhe pse SHBA nuk njihet për tifozë ultras, sërish përkrahësit e Nju Inglënd Patriotsëve (New England Patriots) sulmuan ish-yllin e tyre, Tom Bredi, për mënyrë sesi lajmëroi tërheqjen nga sporti. Legjenda 44-vjeçare e futbollit amerikan tha “lamtumirë” duke i dhënë fund spekullimeve, e duke theksuar se energjinë dhe kohën duhej ta shpenzonte për gjëra të tjera. Gjithsesi, gabimisht në deklaratën e tij të lamtumirës nuk përmendej asnjëherë emri i skuadrës për të cilën luajti 20 vjet dhe fitoi 6 tituj kampion në NFL. Tifozët nuk ia falën dhe e sulmuan si “tradhëtar” e “mashtrues”. Vetë klubi i Patriotsëve e vlerësoi lart, ndërsa Bredi më pas bëri një dedikim në Tuiter, duke falenderuar klubin e jetës së tij.

Sfidanti.al