Lebron Xhejms një “kosh me para” në nderim të Muhamed Aliut

Superylli i Cleveland Cavaliers dhe basketbollisti më i mirë në botë, LeBron James, në bashkëpunim me partnerin e tij te biznesit Maverick Carter, kanë konfirmuar se do të dhurojnë si donacion 2.5 milionë dollarë muzeut kombëtar të historisë dhe kulturës Afro-Amerikane për ekspozitën e Muhammed Aliut.

Ekspozita e cila do të titullohet “Muhammed Ali: Forca për ndryshim” do të nderojë jetën e legjends së boksit pas vdekjes së tij në qershor.

James nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për yllin e boksit, duke thënë se ai ka ndikuar në karrierën e tij.