Më në fund, në javën e katërt të Eurolega, bien për herë të parë edhe turqit e Fenerbahçe, nënkampionët e Europës në sezonin e kaluar. Gjithçka ndodhi nga Uniks Kazan, të cilët kishin një Keith Langford (28 pikë) në një formë të shkëlqyer. Skuadra nga Stambolli nuk humbiste në shtëpi që prej 16 janarit 2015. Ndërkohë që kthehet në linjën e zakonshme Efes, me fitoren e dytë radhazi. Nga situata kanë përfituar rusët e CSKA, të cilët kryesojnë të vetëm me pikë të plota.
Eurolega/ Rezultatet
Fenerbahçe – Kazan 73-81
Makabi Tel Aviv – Barcelona 69-79
Olimpiakos – CSKA 75-81
Bamberg – EA7 Milano 106-102
Real Madrid – Gallatasaraj 90-81
Zhalgiris – Darusafaka 80-83
Efes – Panathinaikos 91-83
Crvena Zvezda – Laboral 63-70
Klasifikimi: CSKA 10, Fenerbahçe, Real Madrid 8, Olimpiakos, Panathinaikos, Darusafaka, Laboral, Barcelona 6, EA7 Milano, Crvena Zvezda, Makabi, Efes, Bamberg 4, Zhalgiris, Kazan 2, Gallatasaraj 0 pikë