Kur të thërret gjaku, Xhentile në Athinë, ku i ati fitoi aq shumë

Basketbollisti i Olimpias në kampionatin Italian, Alesandro Xhentile, nëpërmjet një postimi në Instagram, konfirmon se për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë lojtar i Panathinaikos. Ajo që bën përshtypje është foto e zgjedhur nga Xhentile, me fanelën e Pana, ndërsa në sfond është Alesandro i vogël, në krah të babait Nando, si dhe trofeve të shumtë që ka fituar ky I fundit gjatë viteve të arta 1998 – 2001, kur ishte pikërisht pjesë e skuadrës nga Athina.

Xhentile do të transferohet me formulën e huazimit. Kjo është marrveshja që u arrit në Milano, nga drejtuesit e Olimpias, stafit të basketbollistit (babai Nando dhe menaxheri Sbeci), si dhe grekëve të klubit jeshil. Debutimi i Xhentiles do të bëhen në një ndeshje të nxehtë, derbin e Euroligës, Panathinaikos – Olimpiakos.