Tajgër Uds nuk fitonte një ‘Green Jacket’ prej 14 vitesh dhe triumfi i tij në edicionin e 83 të Masters Tournament në fundjavë bëri të lumtur një persoj, por hidhëroi kompaninë e basteve ‘William Hill’ që u desh t’i paguajë këtij personi, plot 1 milionë e 190 mijë Dollarë.
Sipas rrjetit televiziv ESPN, i apasionuari anonim vendosi bast në Las Vegas prej 85 mijë Dollarësh përpara turneut për fitoren e Tajger Uds, i cili kuotohej me koeficientin 14.
Është kjo një shifër vërtet e jashtëzakonshme që kalon edhe atë prej 850 667 Dollarësh të siguruar nga vetë protagonistët e evenimentit, Dastin Xhonson, Bruks Këpka dhe Ksandër Shaufel që u renditën pas Tajgër Uds.
‘Është humbja jonë më e madhe në histori-tha Drejtori i ‘William Hill’, Nik Bogdanovic-por ajo e djeshmja ishte një ditë e madhe për golfin’.
sfidanti.al