KTM mbetet në klasin mbretëror të motociklizmit duke firmosur me Dornën rinovimin e kontratës për pjesëmarrjen në Botërorin e MotoGP deri në vitin 2026. Kompania nga Mattighofen, që ka garuar edhe në kampionatet e kategorive 125 cc, Moto3, 250 cc e Moto2, hyri në MotoGP në vitin 2017.
KTM në MotoGP si me skuderinë e brendshme dhe me atë Tech 3, e fitoi podiumin e parë në këtë kategori në fundin e sezonit të 2018 me Pol Espargaro që u rendit në vendin e tretë në garën e Valencias, ndërsa fitoren e parë e regjistroi sezonin e kaluar me Brad Binder në Brno të Cekisë. Në fakt. 2020 rezultoi një vit pozitiv për KTM që arriti 3 fitore, përvec Binder me këtë skuderi fitoi edhe Miguel Oliveira në Stiria dhe Portugali, ndërkohë që Pol Espargaro u rendit në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme për pilotë me pikë të barabarta me Andrea Dovizioso.
Sfidanti.al