Nëse kanadezët e kanë çuar në 2-2 rezultatin e duelit të tyre gjysmëfinal me Bostonin në Konferencën Lindore, skuadra e Nikola Jokiçit arriti në 1-1 ndaj favorites Klipers. Denveri reagoi pas humbjes së rëndë të ndeshjes së parë, duke triumfuar 110-101, ndërsa epërsia e krijuar prej 23 pikësh i bëri punë deri në fund. Jokiç, lojtari kryesor i ekipit, shënoi 26 pikë e kapi 18 topa në tabela, duke shtuar 4 asistë dhe 3 bllokime gjuajtjesh. Një kontribut shumë i mirë i shtatlartit serb, që pati edhe efikasitet në gjuajtje. Krah tij Xhamal Marrej me 27 pikë, 3 topa në tabela, 6 asistë e 2 vjedhje topi. Gjithsesi, Denveri pati edhe 7 lojtarë të tjerë që shënuan pikë të rëndësishme, ndërsa për Klipersat zhgënjeu ylli kryesor, Leonard, që realizoi vetëm 13 pikë në 39 minuta, edhe pse kapi 10 topa në tabela, shërbeu 8 asistë dhe bëri 3 vjedhje topi. Sa për Toronton, ajo fitoi 100-93 ndaj Bostonit mbështetur tek katërshja Siakam-Louri-Ibaka-VanVlit.
Sfidanti.al