Barcelona dhe merkato; vjen Wijnaldum, qëndron Griezmann

Liverpool dhe Barcelona kanë besim se do të mund të gjejnë një marrëveshje për transferimin e mesfushorit holendez, Georginio Wijnaldum në Camp Nou. Sipas ‘Daily Express’ bëhet fjalë për një operacion me një vlerë prej 15 milionë Paund. E ardhmja e Ëijnaldum te Barcelona është e lidhur me ardhjen e mundshme te The Reds të Thiago Alcantara, por kampionët e Anglisë për momentin nuk duket se kanë ndërmend t’i paguajnë 30 milionë Paund Bayernit të Mynihut

Ndërkaq një tjetër cështje te Barcelona është edhe ajo e Antoine Griezman. Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të largohet nga katalanasit pavarësisht zërave që vijnë nga Anglia për një kalim të tij në Premier League. Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Mundo Deportivo’ sipas të cilit, Griezmann ka folur me trajnerin Koeman përpara grumbullimit me përfaqësuesen franceze duke marrë besimin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al