Kundërshtari i tij është më i ri, ndonëse mjaft i mirë. Vladimir Kliçko, një mjeshtër i boksit, edhe pse kurrë ndonjëherë banal, nuk ngurron të zhvillojë beteja psikologjike me rivalët dhe kështu po bën edhe me Entoni Xhoshuan. Pak ditë më parë, anglezi i peshave të rënda u shpreh se do të donte të bëhej miliarder, dhe se pasuria e tij në boks do të shtohej me anë të fitoreve. Ndeshjen e parë në radhë e ka me Kliçkon në “Uembli” në 29 prill në sfidën për titujt botërorë.
Ukrainasi nuk e ka falur dhe e ka tallur për këtë dëshirë. “Në 29 prill unë do të ndeshem me një njeri që kërkon të bëhet miliarder, shkruajti ai në Tuiter, – djalë, me sa miliarderë je ndeshur në jetë? Unë me asnjë”. Më tej, Kliçko ka vazhduar duke shkruar: “Sa shumë prej jush, 90 000 vetëve, atë natë në “Uembli” dhe sa milionë nëpër botë janë miliarderë?” “Dakord, vëllezër, qetësohuni, sepse nuk jeni vetë, – iu drejtuar ai pastaj tifozëve, – në mënyrë absolute, unë përfaqësoj shumicën tuaj”.
Sfidanti.al