Kilian Zhorne thyen një rekord mitik në Malin e Bardhë në Francë

Vrapuesi veteran vendosi një kohë të re në itinerarin tepër të vështirë prej 171 km në malin më të lartë të Europës, një garë e cila kalonte nëpër disnivele të mëdha në krahasim me nivelin e detit. Kilian Zhorne dha kohën 19h49’30”, duke e ulur për herë të parë rezultatin në 20 orë. Më herët, rekordi ishte 20h19’01”. Katalanasi 34-vjeçar tashmë është 4 herë fitues i vrapimit të Mon Blanit (Ultra Trail Mont Blanc), baraz me francezin Fransua D’Ene (François D’Haene). Fitorja e fundit e Zhornesë ishte në 2011!

Sfidanti.al