Kalendari i ri ciklistik, UCI e shtyn për në 5 maj publikimin

Unioni Ndërkombëtar i Ciklizmit zhvilloi një takim me organizatorët, ekipet dhe ciklistet me idenë për të përcaktuar menjëherë kalendarët e evenimenteve për femra dhe meshkuj të vitit 2020 dhe për të vendosur bazat për rifillimin e sezonit. Por disa vendime qeveritare si në Francë dhe Gjermani bënë që publikimi i këtyre kalendareve të shtyhet deri në 5 maj.

Ai që shqetëson më shumë është Turi i Francës që është parashikuar të nisë në 29 gusht e të përfundojë në 20 shtator. Ministria e Sporteve në Francë theksoi se vendimi i qeverisë për ndalimim e evenimenteve sportiev me mbi 5000 tifozë deri në shtator nuk e prek Turin e Francës, organizatorët e Nisës ku do të fillojë Turi dhe ASO kompania përgjegjëse nuk e kanë të qartë nëse do të nisin në gusht me dyer të mbyllura.

Ndër temat e tjera që u trajtuan në këtë mbledhje, ishin edhe shtyrja e vendimit për rritjen e numirt të ciklisteve dhe skuadrave në gara dhe krijimin e një grupi drejtues që të vendosë protokollët e sigurisë përfundimtare në akordancë me autoritetet shëndetësore.

Ndërkaq, konfirmohet anulimi i garave të World Tour në Vendet Baske dhe San Sebastian për vitin 2020. Vuelta e Spanjës do të zhvillohet me një format të reduktuar duke qënë se 3 etapat e para të programuara të mbaheshin në Holandë nuk do të zhvillohen, kështu që ky eveniment që për herë të parë në 35 vjet do të jetë me 18 etapa dhe jo 21 do të nisë nga Vendet Baske.

Sfidanti.al