Rifillimi i Premier League, Gary Neville lëshon kritika të forta

Ndërsa klubet e Premier League po vijojnë punën për fgjetjen e mënyrës së rifillimit të kampionatit, ka nga ata që e kritikojnë ashpër një gjë të tillë. Një prej tyre është edhe legjenda e Manchester United, aktualisht pronar i klubit Salford të Ligue 2 që në një intervistë për Sky Sports doli kundër rikthimit të skuadrave të Premier Leagues në fushat e lojës

‘Stafi mjekësor i FIFA tha se nuk duhet të luhet futboll deri në muajin shtator-tha Gary Neville-mendoj se nëse nuk do të ishte ana financiare në mes, nuk do të kishim futboll për muaj të tërë. Sa persona duhet të vdesin duke luajtur ndeshjet e Premier League përpara se të bëhet një problem? Po nëse dikush përfundon në terapi intensive? Cilat rrisqe duhet të marrim përsipër?’.

Sfidanti.al