Serie A drejt mbylljes? Zv/Ministri i Shëndetësisë: Futbolli s’ka të ngjarë të rinisë

Forcohet gjithnjë e më shumë zëri i frontit për mbylljen e kampionatit italian të futbollit. Vetëm një ditë më parë, Ministri i Sporteve, Spadafora foli për mundësinë që edhe Italia të ndjekë shembullin e Francës dhe Holandës dhe të pezullojë Serie A, ndërkohë që edhe zv/ministri i  Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri duket se po e përforcon akoma më shumë këtë hipotezë, ndërkohë që klubet janë në pritje teksa janë të ndalur prej 2 muajsh.

Sileri dha opinionin e tij në lidhje me rifillimin e SerieA, por që duket me  goxha peshë.

‘Për momentin nuk ka të ngjarë që futbolli t’u kthehet aktiviteteve-tha Sileri-për respekt të vetë futbollistëve e shoh rifillimin e ndeshjeve, jo stërvitjeve si dicka të pamundur. Nuk bëhet fjalë për një ndeshje tenisi apo një garë të Formula 1. Në futboll ka kontakt fizik mes futbollistëve që mund të përbëje një burim përhapjeje të virusit. Shqetësohem për shëndetin e sportistëve’

Në rë njëjtën linjë qëndron edhe Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Gianni Rezza.

‘Është e vështirë që të rifillojë Serie A-tha Rezza-edhe në Francë futbolli u ndal. Gjithcka varet nga kurba epidemiologjike në bazë të saj merren edhe vendimet. Më duket se Italia është në një situatë ku është e vështirë të kuptohet se cfarë do të ndodhë. Përsa kohë që virusi do të jetë vërdallë do të duhet të marrim vendime të vështira’.

Sfidanti.al