UEFA ka besim: Rifillimi i futbollit është i mundur

Janë qeveritë e vendeve evropiane ato që kanë fjalën e fundit përsa I përket cështjet së rifillimit të kampionateve, por te UEFA besimi për riprogramimin e tij nuk mungon. Vetë qeveria e futbollit evropian, nëpërmjer profesor Tim Mayer, e ka shprehur këtë besim për rikthimin e futbollit të luajtur sigurisht duke respektuar protokollet sanitare që secila prej Federatave do të aplikojë dhe legjislacionet e vendeve të ndryshme

‘Ka shumë rëndësi diskutimi i rikthimit të futbollit kompetitiv dhe të nivelit të lartë, shëndetit të lojtarëve e të gjithë atyre që janë të përfshirë në ndeshje dhe të publikut-tha Tim Meyer, shefi i Komisionit Mjekësor të UEFA-të gjitha federatat që po planifikojnë rinisjen e kampionateve të tyre do të realizojnë protokolle të plotë që diktojnë kushtet sanitare dhe operative duke  si mbrojtjen e shëndetit të përfshirë në ndeshje ashtu edhe ruajtjen e integritetit të politikave publike. Në këto kushte dhe në respekt të plotë me legjislacionet vendase,planifikimi për rinisjen e kompeticioneve të pezulluara gjatë 2019/20 bëhet i mundur’.

Sfidanti.al