Jokiç humb tripëll dabëllin për një asist, por Denveri fiton!

Denver mori fitoren e katërt radhazi për të forcuar pozitat në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit. Naxhets mundën 118-113 Toronton falë mbrëmjes të madhe të Xhamal Mërrej, në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes. Nuk qëndroi në hije as Nikola Jokiç, që iu afrua tre shifrave dopjo me 17 pikë, 13 topa në tabelë dhe 9 asist. Me këtë sukses Denver thellon rekordin me 46 fitore në një sezon të rregullt të NBA dhe është shumë pranë sigurimit matematikisht të biletës për në fazën e plej-of.

Një ndeshje emocionuese dhe me shumë pikë ishte ajo mes Indianas dhe Filadelfias. Kjo e fundit fitoi me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 143-147. Xhoel Embid ishte njeriu i suksesit për “Fila” duke shënuar 42 pikë me 100% saktësi nga gjuajtjet e lira. Por lojtari i skuadrës ishte Xhejms Harden, që dha 20 asist për shokët e tij të skuadrës.  Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në NBA fitore siguruan Sakramento, Majemi dhe Portlend.

Sfidanti.al