Për vite me radhë këtë “medalje” e mbante një basketbollist i shkëlqyer si Aleks Inglish (English). Lojtari i Denverit arriti në 3679 asistë në 837 ndeshje për ekipin e Kolorados, ndërsa u ndje i nderuar që ky rekord iu thye nga një talent i tillë. Tashmë, është Nikola Jokiç që mban vendin e parë me 3686 asistë në 568 ndeshje. Për më tepër, serbi u bë i pari basketbollist qendër në historinë e NBA-së që mban rekordin e asisteve të një skuadre. As Çembërleni, Xhabari apo Dankëni nuk kanë qenë të tillë. Jokiç e arriti këtë nivel në fitoren e Denverit ndaj Minesotës, 122-118, kur realizoi tripëll dabëllin e 14-të të sezonit dhe të 90-in në karrierë me 31 pikë, 13 asistë dhe 11 topa në tabela.
Sfidanti.al