Jo vetëm Uembanajama, në Spanjë ka dalë një tjetër fenomen i koshit!

Edhe ai është fare i ri, madje më i vogël sesa sensacioni francez, por ndoshta do të ketë gjithashtu të ardhme të madhe. Flasim për një spanjoll 17-vjeçar, basketbollist i Saragozës që luajti fare pak minuta ndaj Realit në La Ligë dhe e tregoi veten. Adai Mara, 17-vjeçar, është 2.20 metra shtatlartë dhe në 8 minuta ndaj Realit shënoi 8 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu 1 asist, bëri dy bllokime gjuajtjesh si dhe fitoi disa gabime personale. Falë edhe ndihmës së tij, Saragoza e fitoi ndeshjen 94-89. “Fenomeni spanjoll shpërthen derën që 17 vjeç”, shkruan “Marka”.

Sfidanti.al