Jannik Sinner nuk bind në start, raundi i dytë premton spektakël

Jannik Sinner debutoi me fitore në turneun e “Wimbledon” për vitin 2024. Italiani kaloi jo me shumë lehtësi gjermanin Yannick Hanfmann, të cilin e mposhti me rezultatin 3-1 (6-3, 6-4, 3-6, 6-3). Një ndeshje deri diku e mirë e numrit 1 të botës, por ky i fundit nuk tregoi të gjithë potencialin e tij dhe disa herë u gjend edhe në vështirësi. Kaq mjaftoi që mediat pas ndeshjes të vinin në dukje paraqitjen e Sinner në ndeshjen e parë në Slam-in Londinez. Gjithsesi, italiani mbetet i qetë dhe thekson se është shumë i përqendruar për ndeshjen ndaj bashkëkombasit të tij, Matteo Berrettini:

“Ndeshja ndaj Hanfmann ishte më e vështirë seç e mendoja, por jam i lumtur për kalimin në raundin tjetër. Kundërshtari luajti shumë mirë dhe në disa momente nuk ishte e thjeshtë. Shpresoj të rris nivelin në ndeshjen e dytë dhe më pas të shohim”, shtoi 22-vjeçari.

sfidanti.al