Harroni futbollin, surpriza më e madhe është në bilardo!

Një skuadër e kategorisë së pestë në Angli që eleminon një të Premier Ligës, padyshim është një e papritur gjigande, por gjithçka që mund të prodhojë futbolli duket e zbehtë përpara asaj që ndodhi në bilardo. Në versionin “snuker” (Snooker). Pesë herë kampioni i botës dhe numri 1 i renditjes planetare, Roni O’Salivan, u mund dhe u eleminua nga Kampionati Botëror prej një amatori krejtë të panjohur, të quajtur Xhejms Kejhill.

Eleminimi që në raundin e parë cilësohet si e papritura më e madhe e këtij sporti për të gjitha kohët. Interesant fakti që Xhejms Kejhill është nipi i shtatë herë kampionit të botës, Stefën Hendri, dhe komentet gjysmë me shaka janë që nipi mbrojti nderin e kushëririt të famshëm duke mos lejuar O’Salivanin t’i afrohej titujve të tij botërore.

Sfidanti.al