Ljuis Hamilton fiton Çmimin e Madh te Hungarise dhe perforcon pozitat ne krye te renditjes per pilote ne Boterorin e Formula 1. Britaniku e dominoi garen ne Hungaroring duke lene pas 2 pilotet e Ferrarit, Sebastian Fetel dhe Kimi Raikkonen. Gara ishte e gjitha ne diferencen e gomave dhe dueli padyshim ishte mes Hamilton dhe Fetelit, nderkohe qe detyra e Botasit ishte te ndihmonte Mercedes te mbante prapa Ferrarin.
Ishte nje gare praktikisht e merzitshme ku gjerat me interesante ndodhen ne 5 xhirot e fundit. Fetel pasi kaloi Botasin u perplas nga pjesa anesore e makines se finlandezit. Gjermani u kalua edhe nga Raikonen nderkohe qe e pa veten ne duel me Riçardon ku dhe me australianin pati nje incident qe u vu nen hetimin e komisareve te pistes.
Ne fund festa ishte e gjitha per Mercedes per fitoren e Hamilton, Fetel pavaresisht ngjarjeve qe ndodhen arriti te renditej i dyti, ndersa i treti doli Raikonen. Per Red Bull kjo fundjave nuk ishte aspak e mire. Vershtapen u terhoq pas vetem 6 xhirove, ndersa Riçardo qe u rendit i 12 ne kualifikuese, limitoi demet duke u renditur i 4 i ndjekur nga Botas i cili u vu nen hetimin e komisareve per ngaterresat e bera ne fundin e gares. Pas gares se Hungarise, Hamilton e coi me 24 pike diferencen me Fetelin qe eshte ne vendin e dyte.
Sfidanti.al