Hamilton përplaset në fatin Soçi, titulli i vështirë edhe kur “ta falin”

Shansin e madh në Itali e shpërdoroi dhe duket se po e rrezikon shumë edhe atë që po i ofrohet në Rusi. Ljuis Hamilton nuk ka qenë kurrë i tillë, që të hidhte poshtë “dhuratat” apo mundësitë, por përplasja në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë në Soçi mund ta lerë “duarbosh” edhe këtë herë. Anglezi i Mercedesit, kampion i botës në fuqi në Formula 1, do të niset vetëm nga vendi i katërt në garën e nesërme, ndërsa vendin e parë në prova e fitoi Lando Norris, i ndjekur nga Karlos Sainz me Ferrari dhe Xhorxh Rasëll. Botasi përfundoi i shtati. Anglezi do të ketë shanse sërish sepse makinat përpara tij nuk janë të pamundura për t’u parakaluar, por ai nuk duket aq i sigurt. Kryesuesi i Botërorit, Maks Verstapen i Red Bullit që ka 5 pikë më shumë se Hamiltoni, do ta nisë garën nga vendi i fundit, një mundësi më shumë për anglezin që të dalë në krye të renditjes.

Sfidanti.al