Magjitë nuk ndodhin dot shpesh, madje ato as nuk mund të quhen mrekulli, sidomos kur ngjajnë për një kohë të gjatë siç është një sezon futbolli. Ndikimi i shkëlqyer i Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtidi duket se po përfundon, dhe duket se po merr fund tepër shpejt. Pasi shënoi 4 gola në 3 ndeshje, portugezi nuk e ndihmoi dot ekipin e tij në humbjen 0-1 në “Old Traford” ndaj Aston Vilës, një goditje e rëndë kjo në shpresat për titullin kampion në Premier Ligë. Disfata erdhi vetëm pak ditë pas eleminimit në Kupën e Ligës nga Uest Hemi, një humbje gjithashtu në “Old Traford”, edhe pse në atë ndeshje Ronaldo nuk luajti.
Kishte 12 vjet që Aston Vila nuk fitonte ndaj Junajtidit, brenda dhe jashtë, ndërsa këtë herë suksesi erdhi nga goli i shënuar nga Kërtni Hauz në 86’. Morën fund kështu 17 ndeshje pa tripikësh. “Kjo fitore kishte kohë që pritej dhe mund të ishte arritur më herët, – tha trajneri Din Smith, – ne kemi luajtur mirë herët e fundit ndaj tyre. Ne ishim të barabartë me Çelsin, ndërsa Junajtidi pati raste që nuk ishin të pastër”.
Sfidanti.al