Hamilton i dorezuar: E veshtire te besh parakalime ne Hokenhajm

E shtuna ishte nje dite e erret per Ljuis Hamilton. Ne provat zyrtare te Çmimit te Madh e Gjermanise te zhvilluara ne Hokenhajm, kampioni i botes ne fuqi pati probleme ne makinen e tij duke i praktisur keto kualifikuese dhe garen do ta nise nga vendi i 14.

Per britanikun e Mercedes kjo eshte nie situate e pakendshme, pasi ai do ta kete te veshtire te beje parakalime gje qe e pranon ai vete.

‘Nuk e kuptova çfare ndodhi-tha Hamilton-po perpiqesha te ktheja makinen ne piste por me thane te ndalesha. U perpoqa te shtyja, por e kuptova dhe vete se nuk duhej te vazhdoja me.  Eshte thjesht deshira ime qe te mos dorezohem kurre. Persa i perket gares, nuk besoj se do te mund te bej parakalime. Hokenhajmi eshte nje nder pistat me te veshtira per te bere dicka te tille. Do te bej ate qe mundem, te shohim çfare do te ndodhe’.

Sfidanti.al