Gjokoviçi kampion në harresë, i zgjat dorën e ndihmës  Bekerit

Në momentët e vështirë, kur ndodhet përballë falimentimit dhe një krize financiare serioze, dorën e parë të ndihmës ish-tenistit të famshëm gjerman Boris Beker ia zgjati ish-“vartësi” i tij Novak Gjokoviç. Menjëherë, sapo ai mori vesh për falimentimin e Bekerit, tenisti serb i ofroi ndihmë financiare ish-trajnerit të tij. Një gjykatë e Londrës shpalli, ditët e fundit, falimentimin e Boris Bekerit, duke qënë se kjo legjendë e tenisit botëror nuk arriti që t’i kthejë borxhin prej gjashtë milionë eurosh një banke private.

Lajmi për falimentimin financiar të kampionit të trefishtë të Uibëlldonit, shumë shpejt, u përhap anekënd botës dhe, sipas medias gjermane, i pari që i zgjati atij “dorën e ngrohtë” të ndihmës, ishte tenisti Novak Gjokoviç. “Sapo mësova për këtë lajm, kontaktova me Borisin. I thashë se jam gati që ta ndihmoj, kur ai të ketë nevojë dhe se mund të mbështetet te mua në çdo kohë”, tha Novak Gjokoviçi në një prononcim të tij të fundit.

Sfidanti.al