Gjokoviç: Çast i pabesueshëm në karrierën time!

Kampioni i ri i “Rolan Garosit” pati falenderime dhe meditime pas suksesit të radhës në karrierë. Novak Gjokoviç u shpreh i lumtur me fitores në Paris dhe për vendosjen e rekordit botëror të Grand Slemit. “Ju falenderoj të gjithëve, – tha Nole, – ky është një çast i madh në karrierën time. Një nga momentet më të mëdha për shkak të titullit të 23-të. Ndoshta është koncidencë që ndodhi pikërisht këtu. Ky turne ka qenë gjithmonë më i vështiri për mua dhe prandaj suksesi vlen edhe më shumë. Shumë gjëra kanë ndodhur në fushë dhe jashtë saj. Ende nuk kam gjetur një profesor për frengjishten”. Gjokoviç mundi 3-0 në finale norvegjezin Kasper Rud për titullin e 3-të në Paris dhe të 23-in si Grand Sleme.

Sfidanti.al