Një nga boksierët më të mëdhenj amerikanë, Bernard Hopkins, pësoi, mbrëmë, një nokaut të rëndë në ndeshjen e fundit të karrierës së vet. Hopkinsi u nxor nokaut, në një mënyrë brutale, nga bashkatdhetari i tij, Xho Smith Junior, në raundin e tetë të ndeshjes mes tyre. Hopkinsi, në fakt, përfundoi jashtë ringut, kështu që e mbylli në një mënyrë tillë karrierën e vet. Bernard Hopkinsi e mbylli karrierën e tij në moshën, pothuajse, 52 vjeç. Ai ka boksuar që nga viti 1988 dhe, gjithsej, ka zhvilluar 67 ndeshje, nga të cilat 55 i ka fituar, tetë i ka humbur dhe dy ndeshje i ka barazuar, ndërsa dy ndeshje të tjera janë shpallur të pavlefshme.
Sfidanti.al