Formula 1 nis me surprizë; në Austri Bottas i rrëmben pole position Hamilton

Valtteri Bottas i rrëmben pole positionin Lewis Hamilton në Cmimin e Madh të Austrisë në ndalesën që hap Botërorin e pazakontë të Formula 1 të këtij viti me Mercedes që gjithsesi siguroi mundësinë e nisjes së garës nga vija e parë e startit. 1 minuta 2 sekonda e 939 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Valtteri Bottas që në fillimin e sesionit të tretë të provave, duke e lënë kampionin e botës në fuqi, Lewis Hamilton në vendin e dytë me vetëm 12 të mijtat më shumë se ai.

Vendi i tretë shkoi për holandezin e Red Bull Max Verstappen, ndërkohë që befasia ishte Lando Norris me Mclarenin që u rendit në vendin e katërt në këto prova kualifikuese. Kjo e shtunë ishte krejtësisht për t’u harruar për Ferrarin me Leclerc që u pozicionua më mirë, në vendin e 7, ndërkohë që Vettel nuk u kualifikua për në sesionin final të kualifikueseve dhe do të nisë garën nga vendi i 11.

sfidanti.al